Dy qëndrime-dy raporte! ‘Fati’ i Belinda Ballukut në Kuvend

Dy qëndrime-dy raporte! ‘Fati’ i Belinda Ballukut në Kuvend

Belinda Balluku TIRANË-Këshilli i Mandateve shqyrtoi sot për rreth 5 orë në Kryesinë e Kuvendit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Debate, prova të reja, por anjë vendim i përbashkët. 'Topi' i ka kaluar Kuvendit, ku do të votohen dy raporte: një për heqjen e imunitetit dhe tjetri për mosdhënien e autorizimit, për t'i hapur rrugë arrestimit.  Çfarë ka kërkuar Prokuroria e Posaçme? Në kërkesën drejtuar Kuvendit më 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme informoi se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së...