Dy ditë para protestës, Balliu zbret në terren dhe takohet me qytetarët

Dy ditë para protestës, Balliu zbret në terren dhe takohet me qytetarët

Deputeti Klevis Balliu ka qenë sot në terren, në takime me qytetarët e njësisë numër 10 në Tiranë. Ai i ka ftuar të marrin pjesë në protestën e datës 22, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, kundër qeverisë. Balliu theksoi se protesta është mjeti i vetëm për përballje qytetare me një qeveri që ka humbur legjitimitetin dhe se pjesëmarrja masive është vendimtare për ndryshimin. Top Channel