Dy apo tre dorëheqje? Loja e Ramës me Ballukun dhe përgënjeshtrimi publik i Batonit

Dy apo tre dorëheqje? Loja e Ramës me Ballukun dhe përgënjeshtrimi publik i Batonit

Pak ditë më parë, analisti Baton Haxhiu, mik i afërt me kryeministrin, deklaroi në studion e TëPaEkspozuarit se Belinda Balluku i kishte paraqitur Edi Ramas dy herë dorëheqjen, por ishte ky i fundit që nuk ia kishte pranuar. Mirëpo të hënën e 16 shkurtit, Edi Rama duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë së tij ka përmendur dorëheqjet e Ballukut, por jo dy sa i ka thënë Batonit, por tre herë. Me këtë përgënjeshtrim për Batonin, Rama përveç teatrit publik kinse Belinda kërkon të ikë, por nuk e lejon ai, tregon edhe se Batoni nuk di asgjë më shumë sesa do ai. Do Rama të dijë që dorëheqja është dorëzuar dy herë, aq e thotë Batoni; do Rama të jetë katër a pesë,...