DW: 10 vjet Reformë në Drejtësi, shpresë pa siguri juridike
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- 10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri – Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem në të cilin drejtësia mund të zvarritet me dekada. Është ora 15:40 e datës 6 tetor 2025. Në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, një gjyqtar po lexon vendimin e radhës. Disa sekonda më pas, në sallë dëgjohen tri të shtëna. Plumbat godasin gjyqtarin. Njerëzit largohen me vrap, mes panikut dhe kaosit. Astrit Kalaja, 62 vjeç, humb jetën pak më vonë nga plagët e marra. Vendimi që po lexohej lidhej me një konflikt pronësie prej vitit 1992 — një çështje që kishte kaluar për më shumë se tri dekada nëpër dyert e gjykatave shqiptare, pa gjetur kurrë një zgjidhje përfundimtare. Autori i...
Burimi:
zeri.ai