Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Durrësi i përmbytur! Pesha e investimeve në buxhetin 2024 ra me 15%, u rrit ajo për pagesat e personelit
Mënyra se si një bashki shpërndan dhe realizon buxhetin e saj është tregues i qartë i prioriteteve të zhvillimit dhe i kapaciteteve reale për t’u përballur me problematikat urbane. Të dhënat e zbatimit të buxhetit të vitit 2024 për Bashkinë Durrës, tregojnë një tablo kontradiktore: nga njëra anë rritje të qëndrueshme të të ardhurave, e nga ana tjetër një tkurrje të investimeve publike, pikërisht në një qytet që përballet gjithnjë e më shpesh me pasoja të rënda nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Sipas shifrave zyrtare, pesha e investimeve në buxhetin e Bashkisë Durrës ka rënë me 15% krahasuar me vitin 2023, duke zbritur nga 23.75% në 20.21%. Në terma realë, edhe investimet për frymë janë reduktuar me rreth 9%, nga 2,467 lekë për banor në...