Durana ka nisur aktivitetin financiar/ Ibrahimaj mohon akuzat për parajsë fiskale: Vetëm 5 kompani nuk paguajnë taksa!

Durana ka nisur aktivitetin financiar/ Ibrahimaj mohon akuzat për parajsë fiskale: Vetëm 5 kompani nuk paguajnë taksa!

TIRANË-Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në interpelancën e kërkuar nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri për ‘Durana Tech Park’, ka sqaruar projektin. Në fjalën e tij, Shehaj i drejtoi ministres disa pyetje konkrete, duke kërkuar informacion për numrin e kompanive të regjistruara në “Durana Park”, sa prej tyre janë të lidhura me persona të shpallur në kërkim apo të akuzuar për vepra penale, si dhe sa kanë përfituar këto kompani nga lehtësitë fiskale, përfshirë përjashtimin nga tatimfitimi dhe tatimi mbi pagat. Edhe ZËRI raportoi për skemën e dyshimtë që është ndjekur në krijimin e 'Durana Tech Park', e cila ka si pronare Korporatën e Investimeve Shqiptare, që drejtohet nga Elira Kokona. Deri tani janë regjistruar më shumë se 52 kompani të lidhura me AKSHI-n, të cilat nga 1 Janari nuk do të paguanin taksa...