‘Duhet të distancohemi, është problem’/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë komenton axhendën Soros

‘Duhet të distancohemi, është problem’/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë komenton axhendën Soros

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, ka komentuar ndikimin e fondacioneve të lidhura me George Soros në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një interviste në podcastin e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Van Cleve komentoi edhe ndikimin e axhendës së Soros, duke theksuar se, duhet të ketë distancim nga këto struktura, të cilat i cilësoi problematike. Ai u shpreh se organizatat e lidhura me këtë rrjet kanë pasur ndikim në shoqëri dhe në sistemin gjyqësor. Gjatë bashkëbisedimit, Van Cleve u ndal fillimisht te lidhja e tij personale me Shqipërinë, duke vlerësuar stilin e jetesës dhe kulturën shqiptare. Ai theksoi se mikpritja dhe karakteri i shqiptarëve janë ndër arsyet që e kanë bërë të ndihet i lidhur me vendin....