“Duhet të ‘agjërosh’ pa të jesh gazetar i mirë”, analiza e Artan Fugës: Kush ia shkroi fjalën e mbajtur në iftar Presidentit?

“Duhet të ‘agjërosh’ pa të jesh gazetar i mirë”, analiza e Artan Fugës: Kush ia shkroi fjalën e mbajtur në iftar Presidentit?

Nga media marr vesh se Presidenti z. Bajram Begaj paska shtruar një iftar me gazetarët që kanë agjëruar në këto ditë të Ramazanit. Kur e lexova titullin nuk iu besova syve. Thashë se do të jetë ndonjë manipulim. Por, më pas vura re se kishin botuar edhe fjalimin e plotë të Presidentit para bujtësve të tij dhe thashë: Paska qenë fatkeqësisht e vërtetë! Të agjërojë është një akt fisnik shpirtror i lartë për besimtarin islam. Edhe gjyshërit e mi agjëronin ndonëse jetonin në një familje komuniste. Askush nuk iu thoshte : Mos e bëni! Më kujtohet se atëhere fëmijë kisha detyrë të rrija në dritare dhe të shihja dritat e xhamisë të Rruga e Kavajës që hapeshin. Hapnin orën e iftarit! Dhe i lajmëroja: U...