‘Duan rritje rroge deri në 3000 euro’, Rama: Gjykatësit kërkojnë të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

‘Duan rritje rroge deri në 3000 euro’, Rama: Gjykatësit kërkojnë të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me një kërkesë të gjyqtarëve që duan, sipas tij, të rrisin pagat vetë. Në një video live në Facebook, Rama thotë se gjykatësit sot “janë vetë zot dhe vetë shkop”. Kryeministri theksoi se pagat e gjykatësve sot janë njësoj me pagat e gjykatësve në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit të Evropës dhe me te larta se pagat e gjykatësve në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. “GJK publikoi para pak ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish edhe ato me probleme ligjore, kërkuan nga GJK që tju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrimin të publikuar nga seanca, ndihesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi,...