Dritan Nesho, shqiptaro-amerikani që bashkëpunon me liderët botëror

Dritan Nesho, shqiptaro-amerikani që bashkëpunon me liderët botëror

  Në konferencën e sigurisë së Munich-ut, e cila është konferenca më e rëndësishme në botë për problemet e sigurisë, nuk pamë pjesëmarrjen e kryeministrit Shqiptar, i cili po vuan shmangien dhe indiferencën e liderëve europianë. Por zëri i shqiptarëve nuk mungonte. Dritan Nesho, CEO i Harris X, ishte pjesë e një paneli për perspektivën e Ukrainës me pjesëmarrjen e kryeministrit të Hollandës, Danimarkës, Presidentit të Kroacisë, Finlandës, dhe qindra personalitete botërore. Dritani paraqiti një sondazh dhe studim se çfarë mendon opinioni publik në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, me pjesëmarrje prej 6000 të anketuarve, se çfarë besojnë dhe çfarë kërkojnë nga politika për çështjen e Ukrainës. Sondazhi i Harris X-Harvard është bashkëthemeluar nga Mark Penn, strategjisti i njohur amerikan i disa presidentëve dhe...