Drejtori i komanduar i Policisë në Dibër, Gjunkshi: Ka ngritur skemë presioni dhe gjobëvënie ndaj bizneseve!
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar sot drejtorin e komanduar të policisë në Dibër, Armir Gjikolaj. Në një deklaratë për mediat, Gjunkshi shprehet se, ‘drejtori Gjikolaj është përfshirë bashkë me punonjës të policisë në një skemë e mirëfilltë presioni dhe gjobëvënieje ndaj bizneseve të vogla dhe drejtuesve të mjeteve’. Deklarata e Xhemal Gjunkshit: ‘Drejtori në provë’ i Policisë së Dibrës, terror antiligjor qytetarëve. Po përgatitet dosja me shkeljet Dibranët po përballen prej muajsh me terrorin policor të importuar në këtë qark nga një drejtues i Policisë së Shtetit, i cili në vend që të garantojë zbatimin e ligjit dhe barazinë para tij, u bën presion qytetarëve. Bëhet fjalë për drejtorin e komanduar Policisë në Peshkopi, Armir Gjikolaj. Sipas dhjetëra denoncimeve që kanë...
Burimi:
syri.net