Drejtësia vijë e kuqe? Agron Shehaj i “mbyll” derën PD-së: Me Berishën…

Drejtësia vijë e kuqe? Agron Shehaj i “mbyll” derën PD-së: Me Berishën…

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj nuk ulen në asnjë tryezë. Reagimi i tij erdhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po diskutohej në lidhje me ftesën e Forumit të Dialogut Politik për bashkimin e partive në aksionin opozitar. Por Shehaj u shpreh se partia e tij do të qëndrojë krah drejtësisë. “Ne kemi një ide të qartë, ne qëndrojmë për drejtësinë dhe nuk ulemi me asnjë në tryezë që është kundër idesë së drejtësisë. Drejtësi nuk do të thotë që të vlejë drejtësia për kundërshtarin tim dhe mos të vlejë për mua. Kjo nuk është drejtësi. Drejtësi është kur ti ke pasur privilegjin të qëndrosh në pushtet duhet të...