Drejtësia është në shesh

Drejtësia është në shesh

Nga Luçiano Boçi Pasi shqiptarët fituan lirinë, kërkuan drejtësinë. Ata e dinë saktë se liria pa drejtësi është vetëm një pushim i shkurtër mes dy padrejtësive, sikurse e dinë që liria të nxjerr nga errësira dhe burgu, ndërsa drejtësia të mbron nga rikthimi në errësirë e në burg.Ishte kjo dije dhe instikt drejtësie që i bëri ata të besonin në një “reformë” me fjalë premtuese, por që u thye në besim që në nisjen vetinguese dhe refuzimit për të hetuar krimin zgjedhor e deri tek qëllimi për ta kthyer atë në gjuajtsen e kundërshtarëve politikë të pushtetit. Struktura e prodhuar megjithatë, pak nga instikti e shumë nga mbështetja ndërkombëtare, integroi brenda vetes pjesë dhe njerëz që i referohen më shumë ligjit se pushtetit.Është kjo arsyeja...