Drejtësia e kapur duhet të shfaroset/ Fredi Beleri: Opozita të propozojë reformë të re

Drejtësia e kapur duhet të shfaroset/ Fredi Beleri: Opozita të propozojë reformë të re

Fredi Beleri ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si “të kapur në të gjitha shkallët” dhe duke kërkuar “shfarosjen” e tij. Beleri theksoi se besimi i publikut tek drejtësia ka rënë në kuota minimale, ndërsa si zgjidhje të vetme sheh një reformë e re, e cila sipas tij, duhet të propozohet dhe udhëhiqet nga opozita. Për eurodeputetin, reforma aktuale në drejtësi, e nisur në vitin 2016, ka dështuar, ndërsa theksoi nevojën e një propozimi konkret për një sistem të ri drejtësie nga opozita, një iniciativë që, sipas tij, mund të gjente edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. “Kjo lloj drejtësie duhet të shfaroset,” deklaroi ai, duke shtuar se vetëm një ndryshim rrënjësor mund t’i kthejë vendit një...