‘Drejtësia bie erë’, Malltezi: Prokurorët mbulojnë njëri-tjetrin – Gjyqtarët e GJKKO ‘kontrollohen’ nga SPAK
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri përballet me akuza të rënda për konflikt interesi dhe mungesë pavarësie, veçanërisht brenda Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Gjatë një interviste në “Kafe Shqeto” në syri tv Jamarbër Malltezi tha se ekziston një "rreth vicioz" ku prokurorët mbyllin çështjet ndaj kolegëve të tyre, duke minuar themelet e shtetit ligjor. Sipas Malltezit, problemi nis me ndikimin politik, ku shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) janë emëruar nga qeveria dhe monitorohen bashkë me familjarët e tyre nga vetë SPAK-u, çka e bën të pamundur pavarësinë e tyre. Kjo situatë krijon një mjedis ku drejtësia nuk mund të veprojë e lirë dhe ku qytetarët nuk duhet ta pranojnë këtë gjendje. Pika më kritike e ngritur është konflikti i interesit, i cili...
Burimi:
syri.net