Dredhia e SPAK për të pushuar me parashkrim dosje ‘Gjoka’. Ja opsioni që vërteton se krimi i gjyqtares nuk është shuar

Dredhia e SPAK për të pushuar me parashkrim dosje ‘Gjoka’. Ja opsioni që vërteton se krimi i gjyqtares nuk është shuar

Elton Qyno – Syri.net/ Një katastrofë juridike ka ndodhur me rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, ku tashmë besueshmëria e institucionit shumë të përfolur në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar është kthyer përmbys. As në kohën e inkuzicionit nuk ka ndodhur që një gjyqtar i dënuar për një krim t’i dorëzohej çekiçi i Drejtësisë, për të dënuar dhe burgosur të tjerët. Jo, kjo s’mund të tolerohet më. Aq më tepër në një institucion nga më të paguarit në vend, ku pritshmëritë janë të larta dhe mbi të gjitha standardi i gjykimit duhet të bazohet në të drejtat themelore të GJEDNJ-së dhe reciprociteti i palëve në proces. Rasti në fjalë tregoi qartë se një gjyqtar i dënuar në Greqi dhe që i është fshehur për...