Drafti i PS për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Balla: Shpresoj t’i miratojmë…
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla komentoi jashtë Kuvendit draftin e PS për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.Balla tha se shpreson që t’i miratojnë me konsensusin e opozitës. “Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus....
Burimi:
opinion.al