Draft-rezoluta, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet terrorist
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shpallë si shtet terrorist Republikën Islamike të Iranit sipas një draft-rezolute të publikuar të hënën. Ky hap vjen disa vite pasi qeveria shqiptare vendosi të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje ndaj sulmit të organizuar kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare online. Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një rezolutë “për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Kuvendit të hënën vendimi bazohet në të dhëna ndërkombëtare për “financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone”, si dhe për sjelljen destabilizuese të kësaj republike në Lindjen e Mesme. Në dokument ofrohet si...
Burimi:
syri.net