Dosja ‘Partizani’/ Deklaratat për arrestimin e Berishës nga Rama dhe Balla ‘paraqiten’ në gjyq përmes videoprojektorit

Dosja ‘Partizani’/ Deklaratat për arrestimin e Berishës nga Rama dhe Balla ‘paraqiten’ në gjyq përmes videoprojektorit

Në gjyqin në themel që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi po bën parashtrimet për të kundërshtuar akuzat e SPAK. Ai po bën parashtrimet e tij prej 2 seancash gjyqësore në procesin në themel që po zhvillohet me procedurë te zakonshme. Një pjesë e materialeve u prezantuan përmes video projektorit, ku u vendosën edhe dy deklarata, të Edi Ramës në Asamblenë e PS më 7 maj 2022, dhe Taulant Ballës në Kuvend. Në sallën e gjyqit, para prokurorit të spak Arben Kraja, dhe togës së gjyqtarëve me Elsa Ullirin kryesuese dhe Bib Ndrecën e Rudina Palloi, u vendosën me zë dhe figurë deklaratat ku Rama thotë se SPAK-u po delegjitimohet me vonesën për çështjen ndaj Berishës. Ndërsa Balla thotë në...