Dosja “Meta”, mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake
Ilir Meta TIRANË- Seanca paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë po zhvillohet këtë të enjte në GJKKO. Mësohet se në seancë është i pranishëm edhe vetë ish-Presidenti Meta, ndërsa nuk ka pasur mungesë të avokatëve, të cilët u bënë shkak për shtyrjen e seancës së mëparshme. Ndërkohë më herët, Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO në zbatim të zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin...
Burimi:
zeri.ai