Dosja e gjyqtares me disa mbiemra, Malltezi: Në mënyrë të organizuar të gjithë institucionet e drejtësisë, po mbrojnë Irena Gjokën
Një seri institucionesh të reja të drejtësisë, përfshirë SPAK, Prokurorinë e Tiranës dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë (ILD), duket se janë përfshirë në një lojë të koordinuar për të zvarritur dhe bllokuar hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Një kallëzim i depozituar prej muajsh ka ngecur në një labirint burokratik, ku secili institucion ia kalon përgjegjësinë tjetrit, në atë që denoncohet si një përpjekje e organizuar për të mbrojtur gjyqtaren për shkak të urdhrave politikë. Sipas denoncimit të drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, rrugëtimi i dosjes ka kaluar nëpër disa duar, por pa asnjë rezultat konkret. Prokuroria e Tiranës nuk ka dhënë një përgjigje për më shumë se...
Burimi:
syri.net