Dosja ‘Balluku’, GJKKO “dritë jeshile” SPAK që të kontrollojë celularët e sekuestruar, çfarë pritet të zbulohet
Gjykata e Posaçme përmes një vendimi të firmosur më 19 mars ka lejuar SPAK të kqyrë të gjithë celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët e posaçëm i janë drejtuar gjykatës për të lejuar zbërthimin e të gjitha pajisjeve, që u janë marrë si personave nën hetim, sikurse janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish- administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të atyre në dijeni në mesin e të cilëve janë edhe disa biznesmenë. Më herët zbërthimi i celularëve bëhej pa marrë miratimin e gjykatës, por nisur nga vendimi i Kushtetuese, u hap dhe praktika e re...
Burimi:
sot.com.al