“Dorëzoja drejtësisë, mblidh Këshillin”, Bardhi nuk e lejon të drejtojë seancën, Peleshi: Po si nuk u lodhe o burrë
Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026. Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla. “Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit. “Do kontrollosh ti Edi Ramën? Për kë kontroll po flet? Mblidh këshillin, dorëzoja drejtësisë”, dëgjohet Bardhi duke iu drejtuar Peleshit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv