“Doni të krijoni mburojë për ata që i pezullon Kushtetuta”, Berisha: Krim ndaj shtetit ligjor dhe qytetarëve

“Doni të krijoni mburojë për ata që i pezullon Kushtetuta”, Berisha: Krim ndaj shtetit ligjor dhe qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot nga foltorja e Kuvendit foli për nismën ligjore të PS për pezullimin e ministrave. Kryedemokrati tha se nisma e PS për pezullimin e ministrave është një krim ndaj shtetit ligjor dhe interesave të qytetarëve pasi sipas tij ngre një mburojë anti-pezullimi për ata që i pezullon Kushtetuta. “Sot mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament, heqjen e imunitetit të Edi Ramës në fakt, por në letra të Ballukut. Ju keni marrë mision të pamundur, këtë që bëni ju nuk e ka bërë askush. Ju jeni gati të ndryshoni ligjin për të mbrojtur një hajdut. Kjo që bëni është krim ndaj Kushtetutës, kjo që bëni është goditja fatale e shtetit ligjor e interesave të çdo qytetari. Në...