Dokumentet ekskluzive/ SPAK i mbyll derën Komisionit ‘Xhafaj 2’

Dokumentet ekskluzive/ SPAK i mbyll derën Komisionit ‘Xhafaj 2’

Sapo prokurorët e SPAK thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një gërvishtje të lehtë të qendrës së pushtetit, mazhoranca socialiste ka riaktivizuar mekanizmat parlamentarë për të “monitoruar”, testuar dhe nëse është e mundur, disiplinuar drejtësinë e re. Një dokument zyrtar, i siguruar ekskluzivisht nga Lapsi.al, provon se tashmë shumica e Edi Ramës ka kaluar në kundërsulm në një përpjekje për t’i intimiduar prokurorët duke përdorur sërish atë, të njëjtin, Fatmir Xhafajn. Përgjigjia e SPAK për kërkesën e Komisionit për Nisma Qytetare për monitorim   Dokumenti i siguruar nga një burim i Lapsi.al është një përgjigje zyrtare që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer parlamentit duke i thënë...