Dogana e Bllatës përballet me fluks të madh automjetesh pas bllokimit të Juglindjes

Dogana e Bllatës përballet me fluks të madh automjetesh pas bllokimit të Juglindjes

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me Jug-Lindjen ka ngarkuar së tepërmi doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, i gjithë trafiku, kryesisht mjetet e rënda, është kthyer nga Qafë Thana në drejtim të Bllatës dhe nëpërmjet rrugës së Arbrit drejt Tiranës e Durrësit. Vetëm 2 ditët e fundit janë përpunuar rreth 400 kamionë, të cilët vijnë nga Greqia, Turqia, Bullgaria e Maqedonia e Veriut. Janë me qindra kamionë që presin rradhën për tu përpunuar, por kapacitetet përpunuese janë të vogla. Mungesa e një terminali doganor, numri i vogël i doganierëve dhe agjentëve doganor, numri i ulët i kontrollorëve të policisë dhe mungesa e kabinave vështirëson situatën dhe krijon rradhë të gjata. Dogana e Bllatës, pas hapjes së rrugës së Arbrit, ka marrë...