DO TREFISHOJME RROGAT DHE PENSIONET

DO TREFISHOJME RROGAT DHE PENSIONET

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi qytetarët se dy-trefishimi i rrogave dhe pensioneve do të jetë zotimi i PD-së në pushtet. Gjatë foltores në Durrës, Lideri i opozitës denoncoi planet e qeverisë për shpronësimin e banorëve dhe ndërtimin e pallateve mbi pronat private, duke akuzuar Edi Ramën dhe strukturat e tij për korrupsion dhe plaçkitje të fondeve publike. Ndër të tjera, Kryedemokrati nënvizoi se tani është koha e guximit dhe e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë nga një qeveri hajdutësh. “Miq! Unë e shoh me shumë kënaqësi, me shumë vlerësim entuziazmin tuaj. Por duhet që, çdonjëri prej nesh të ulet me secilin që nuk e kemi këtu dhe t’i themi çfarë duhet të bëjë, a mund të durojmë ne më. A durohet më ky...