“Do të marr pjesë në protestë”, ish-deputeti i PD për ‘Shqipëria Live’: Jam kundër përjashtimit të Salianjit. Nuk i përkas asnjë grupimi në parti
Myslym Murrizi ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku komentoi protestën e 22 dhjetorit të thirrur nga PD dhe lëvizjet politike të Ervin Salianjit. Ish-deputeti i PD-së, u shpreh se do të marrë pjesë në protestën e së hënës, ndërsa për u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Në lidhje me Salianjin, ai u shpreh se është kundër përjashtimit të tij, ndërsa bëri me dije se do të votojë kundër. Pjesë nga intervista: Sidorela Gjoni: Ju do të shkoni në protestë? Murrizi: Po, patjetër! Skam munguar në asnjë protestë. Çdo shqiptar duhet të dalë në protestë për veten, jo për të kënaqur Hysenin apo Hasanin. Nuk e di nga e morën mediat lajmin ‘përjashtohet Salianji’. Në statutin e PD nuk ka përjashtim për të...