Do miratohet rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton seancën e Kuvendit: Axhendë personale e Ramës

Do miratohet rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton seancën e Kuvendit: Axhendë personale e Ramës

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare e thirrur nesër, 17 mars në orën 10:00. Kuvendi ka njoftuar se një nga pikat e rendit në seancën e nesërme do të jetë votimi për rezolutën e shpalljes e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit. Pas njoftimit, Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar bojkotimin e seancës me pretekstin se mbledhja është thirrur për llogari të axhendës personale të kryeministrit, Edi Rama. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime. Kjo nuk është një seancë normale...