“Do ketë rrugë të gjatë”/ Klodiana Lala zbulon detajet: Ja sa mund të zgjasë procesi për Veliajn
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas kalim për gjykim të çështjes së Erion Veliaj, procesi mund të zgjasë 1 deri në 2 vite. E ftuar në një studio televizive gazetarja u shpreh se Veliaj do të ketë një rrugë të gjatë sa i përket procesit për gjykimin e dosjes së tij. “Procesi i zakonshëm shkon deri në dy vjet vetëm në shkallën e parë, varet nga kushtet dhe rrethanat. Do ketë rrugë të gjatë zoti Veliaj”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Burimi:
sot.com.al