‘Do ketë rikualifikim të akuzave…’/ Kalaja: Çështja e Ballukut nuk është mbyllur, hetimet do të thellohen
Në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Arnold Kariqi, avokatja Adriana Kalaja u shpreh se çështja që lidhet me Belinda Balluku, sipas saj, nuk është mbyllur as politikisht dhe as ligjërisht. Kalaja u shpreh se reagimet e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Gjermania, tregojnë se hetimet dhe interesimi për këtë çështje vijojnë, ndërsa theksoi se në fokus të diskutimeve mbetet edhe kryeministri Edi Rama. Sipas saj, zhvillimet e fundit mund të sjellin thellim të hetimeve dhe rikualifikim të akuzave në vijim. Adriana Kalaja: As politikisht nuk është e mbyllur çështja e Ballukut dhe për këtë mjafton të shikoni reagimet e ndërkombëtarëve, të cilat në fakt janë shumë të vonuara, por më mirë vonë se kurrë themi ne tironcit. Kështu që në këtë pikë as politikisht...
Burimi:
syri.net