Do kalojë për gjykim ose jo/ Sot në GJKKO seanca paraprake për ish-presidentin Meta
Në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet sot në orën 10:00 seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij ku do vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Në 8 orë në seancën e kaluar pati përplasje mes Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi. Prokurori i SPAK arriti të lexonte vetëm 90 faqe nga kërkesa për kalim për gjykim të ish çiftit dhe mbeten edhe rreth 100 faqe të tjera. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të 2025 lidhur me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Burimi:
syri.net