“Do i shkruaj Ramës”, Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me gazetarët ka nxjerrë një pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK . Berisha teksa citon dosjen thotë se ‘kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore’, referuar Edi Ramës. “Pra, besoj se edhe unë e kam denoncuar pa pasur asnjë dokument, dhe u kam deklaruar këtu se përfitues nga hakerimi ka qenë Edi Rama, një gjykatës, Ergys Agasi dhe e kam listën aty se kush kanë qenë porositësit e tyre. Tani del fakt, nuk ka asnjë rëndësi, se Arnold Rrokaj do t’i raportonte direkt Ramës. Pra kishte numrin e kryeministrit dhe do i jepte sihariqin e parë atij për faqet që kishin hakeruar. Ky përbën një nga krimet më të shëmtuara dhe më të rënda. Ky është implikim...
Burimi:
top-channel.tv