“Divorc te noteri”, Ministri i Drejtësisë: Gati platforma e re për lehtësimin e gjykatave

“Divorc te noteri”, Ministri i Drejtësisë: Gati platforma e re për lehtësimin e gjykatave

Besfort Lamallari TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka thënë sot se në muajt e ardhshëm do të prezantohet një platformë e re për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme përmes formave alternative sipas modeleve më të mira të vendeve europiane, pa qenë nevoja për të shkuar detyrimisht në gjykatë. Kjo pritet që të kontribuojë edhe në uljen e stokut të dosjeve nëpër gjykata. Lamallari solli për ilustrim rastin e një çifti i cili kërkon të divorcohet dhe s’ka implikime financiare apo trashëgimtarë. Sipas tij martesa të tilla mund të zgjidhen lehtësisht edhe te noteri pa shkuar fare në gjykatë duke shmangur në këtë mënyrë kohën e gjatë, kostot financiare dhe frustrimin. “Sot në Shqipëri një çift i cili vendos që fatet e tyre nuk janë më...