Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë sonë

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë sonë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën temën “Ura që lidh brezat”. Ceremonia nisi në oborrin e pasmë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Spiropali risolli në vëmendje fjalën e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit për të dëshmuar forcën e humanizmit të shqiptarëve me aktin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit. “Dje, në seancën historike të mbajtur në Knesset, Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendjen e të gjithëve shembullin e jashtëzakonshëm të dritës shqiptare gjatë kapitullit më të errët të njerëzimit, Holokaustit. ‘Arin po, hebrenjtë jo’, ishte në vitin 1943, përgjigja e dhënë...