Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe. “Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, shkruan Begaj. Në këtë mesazh, Presidenti vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë...