Dita e katërt dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë e mbyllur nga rrëshqitja e dherave, rruga 260 milionë euroshe kthehet në rrezik për jetën

Dita e katërt dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë e mbyllur nga rrëshqitja e dherave, rruga 260 milionë euroshe kthehet në rrezik për jetën

Për të katërtën ditë radhazi, aksi Qafë Plloçë-Qukës vijon të jetë e bllokuar. Në vendin e quajtur Ura e Golikut është regjistruar sërish shkarje masivi dherash dhe inertesh në shtratin e rrugës, ndërsa po vijon pastrimi nga subjekti ndërtues. Ky segment rrugor u shemb nga reshje e shiut, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Masivi i inerteve ra mbi një automjet që po qarkullonte në rrugë; për fat, drejtuesi i mjetit arriti të shpëtojë pa pasoja në njerëz, por ngjarja nxori edhe një herë në pah rrezikun serioz që paraqet kjo vepër infrastrukturore. Aksi Qukës-Qafë Plloçë, i cili i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë rreth 260 milionë euro, po shndërrohet në simbol të dështimit dhe abuzimit me fondet publike. Rruga po shembet vazhdimisht, duke dëshmuar mungesë...