Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” në ditën e 39-ë të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre priten që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat i kanë kushtuar artikuj protestave të qytetarëve.
Burimi:
javanews.al