Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie
Diplomati Roland Bimo thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën, duke lënë mënjanë dasitë e udhëheqësve të vendeve respektive, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë. Sipas tij, edhe pse Në Kosovë siguria garantohet nga KFOR dhe SHBA, situata mund të ndryshojë. “Pa le se çfarë po ndodh në NATO, pa le se si po shkërmoqet NATO, që është një problem më vete të cilin duhet ta atakojmë që sot që të mos ndodhemi mbas pesë-gjashtë vjetësh kur NATO të mos ekzistojë, të mos të ngelemi pa çati, pa tavan mbi kokë. Domethënë të jemi në gjendje që të orientohemi se si do garantohet siguria në atë vend kur të mos ekzistojë NATO”, tha Bimo në “Off the Record”...