Dimri nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë për turizmin, mungesë sigurie dhe infrastrukture
Në kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gumëzhin si një qytet i përkohshëm. Durrësi, Vlora, Saranda me rrugë të ngjeshura, parkime të improvizuara dhe plazhe që e humbin dallimin mes rërës dhe turmave. Në ato ditë të nxehta, turizmi kthehet në stres-test. Një vend që e do vëmendjen, por që shpesh i mungon kapaciteti për ta menaxhuar pa humbur dinjitetin e vet. Dhe pastaj vjen janari. Fshatra malorë si Thethi apo Voskopoja mbulohen nga bora dhe qetësia, bujtinat hapin dyer kryesisht fundjavave, ndërsa pjesa tjetër e javës kalon me një lloj pritjeje të tipit “po ra borë mirë, po s’ra, prapë mirë”. Kjo është panorama jonë: një verë e stërmbushur dhe një dimër i qetë, pothuaj i harruar. Statistikat e konfirmojnë kontrastin. Rreth 60% e vizitorëve...
Burimi:
syri.net