Dikur negociator i opozitës për ndërmjetësimin me Ramën, David McAllister shmang kreun e PD: Nuk e takoj Berishën, bisedova me Tabakun, Vokshin e Bardhin
Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, është takuar sot me drejtues të Partisë Demokratike, por jo me liderin e saj, Sali Berisha. Nëntë vjet më parë ishte i besuari i opozitës në negociata me kryeministrin Rama, gjatë kohës që PD-ja kishte ngritur çadrën në Bulevard, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, David McAllister është një emër i njohur për politikën e Tiranës. Tani në rolin e kreut të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, ai ka preferuar të takojë kreun e grupit të PD-së dhe dy deputetet Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. “Kur udhëtojmë në vende si Shqipëria dhe Mali i Zi, takohemi edhe me udhëheqës të opozitës. Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD-së, me Bardhin, Vokshin dhe...
Burimi:
top-channel.tv