‘Diktaturat si totalitarja dhe kjo autoritare’/ Berisha: Vota vdes para se të mbërrijë në kuti

‘Diktaturat si totalitarja dhe kjo autoritare’/ Berisha: Vota vdes para se të mbërrijë në kuti

Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, dega 4, qytetarë dhe qytetare të kësaj lagjeje, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbështetësit e mia më të përzemërta. I dashur zoti kryetar, i dashur Besart, Ilir, Klevis, mirëmbrëma dhe shumë përshëndetje. Vij sot tek ju, në një moment jashtëzakonisht të veçantë për Partinë Demokratike, për opozitën, por edhe për vendin. Vij sot në një moment kur Partia Demokratike dhe opozita ndodhet para provës më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Ndodhet para provës së përmbushjes së misionit të saj: shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim, i cili është një regjim diktatorial. Jo i llojit totalitar që nuk pranon asnjë lloj opozite, i llojit autoritar që e pranon pluralizmin por e shtyp atë....