“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve
Shqipëria u vlerësua me çmimin e parë “Future Fit Seal – Global Edition” për Diella, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në fjalën e mbajtur në World Governments Summit në Dubai deklaroi se Diella, është dëshmi se lidershipi në inovacion përcaktohet nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes. Sipas saj, përmes Diellës, Shqipëria ka vendosur standarde që po frymëzojnë ndryshime edhe përtej kufijve të saj. “Qeveria shqiptare po ndërton një administratë moderne dhe transparente dhe do të vazhdojë të investojë në inovacion si një shtyllë kyçe për përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit, për gjeneratat e sotme dhe ato që vijnë. Diella dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga...
Burimi:
javanews.al