Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, reagon Berisha: Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, reagon Berisha: Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani. Kryedemokrati shprehu se ngjarja ishte një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”, dhe theksoi se Cakrani është goditur pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Postimi i plotë i Sali Berishës: Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar. Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë. Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit...