Dhunë mes deputetëve të PD-së dhe policisë brenda Komisariatit Nr. 1 të Tiranës, ndërhyn “Shqiponja”
Këtë të shtunë, pas protestës së opozitës, raportohet nga gazetarja Sara Demushi, se në ambientet e Komisariatit Nr. 1 ka ndodhur një situatë e tensionuar dhe e paprecedentë. Sipas saj, ka pasur një përplasje mes deputetëve të PD-së, familjarëve të protestuesve dhe forcave të policisë. Nga pamjet e publikuara shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”. Sipas gazetares, brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi. Situata raportohet të jetë e tensionuar dhe e agravuar mes palëve.
Burimi:
sot.com.al