Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

Në seancën plenare në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku 16 efektivë të Policisë së Shtetit u plagosën. Balla bëri thirrje që Prokuroria të aplikojë masa shtesë për të siguruar paprekshmërinë e uniformës së policisë, duke i kërkuar Kuvendit të shprehet me urgjencë në mbështetje të punonjësve të rendit. “Dua t’i bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protesta e thirrura nga kjo parti. Çdo parti ka të drejtë të protestojë, por mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Duket qarte se personat e përfshirë në akte dhune, janë të paguar dhe të nxitur për të kryer këto akte dhune. Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të...