Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryeministri Edi Rama po zhvillon me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave. Burime për gazetaren e Vizion Plus Mola Luku bëjnë me dije se javën e ardhme socialistët do të nisin Turin “Punët e Shqipërisë”. Ministrat, deputetët, kryebashkiakët do të dalin në terren për takime me qytetarët në të gjithë vendin. Turi do të vijojë deri në muajin qershor, që përkon me 35 vjetorin e PS.