Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump, ka mbërritur në Vlorë ditën e martë, në një vizitë që po shoqërohet me masa të forta sigurie dhe protokoll të pazakontë. Mësohet se Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve luksoze në zonën e Ujit të Ftohtë, larg vëmendjes publike. Ndërkohë, gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë. Kjo masë, sipas informacioneve në media, është marrë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe për të mos krijuar një itinerar të parashikueshëm, duke treguar nivel të lartë sigurie dhe diskrecioni. Lëvizjet janë kryer në mënyrë të fragmentuar dhe pa paralajmërim, ndërsa çdo ndalesë është shoqëruar nga staf sigurie i specializuar.