Dështon tenderi, Malaj: Porto Romano duhet menduar me vizion afatgjatë, jo me vendime të nxituara
Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka rënë zyrtarisht, pasi operatori i vetëm i mbetur në garë nuk paraqiti një ofertë financiare. Ky zhvillim vjen pas një sërë debatesh publike, ku ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka ngritur alarmin për rëndësinë strategjike të këtij projekti dhe rreziqet që i kanoseshin vendit. Në një intervistë për SYRI TV, me gazetarin Edvin Parruca, Malaj i bëri thirrje qeverisë të ndalonte shpalljen e fituesit, duke e shoqëruar kërkesën me një sërë argumentesh mbi rëndësinë gjeostrategjike të porteve. Sipas tij, portet nuk janë thjesht infrastrukturë për ankorimin e anijeve, por nyje kyçe që ndikojnë sigurinë kombëtare, lidhjet ekonomike dhe aleancat ndërkombëtare. Duke cituar mendimtarin e njohur të ekonomisë, Jacques Attali, Malaj thekson se historikisht, qytetet-porte...
Burimi:
syri.net