Dështojnë bisedimet Ukrainë-Rusi/ Gazetari nga Gjeneva: Paqe e largët, pikat e nxehta mbeten
Gazetar Nefail Maliqi, i Canton27, i ftuar në SYRI i Botës në SYRI TV me Dori Daka, ka folur për takimet diplomatike në Gjenevë të Zvicrës me interes të lartë, mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës me ndërmjetësimin e SHBA. Gjeneva, qyteti i njohur i paqes, u bë sërish epiqendra e diplomacisë botërore, duke pritur dy raunde bisedimesh të tensionuara për të ardhmen e konfliktit në Ukrainë dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin. Gazetari Maliqi theksoi se delegacioni ukrainas u kryesua nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ndërsa pala ruse nga një asistent i lartë i presidentit Vladimir Putin. Për palën amerikane, të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të administratës Trump. Bisedimet përfunduan pa asnjë marrëveshje konkrete, veçanërisht për çështjen më...
Burimi:
syri.net